Politike

20 Shkurt 2020, 18:09 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët e partisë që ai drejton i është bashkuar tubimi të Lëvizjës Studentore tek Teatri Kombëtar 20 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Në fjalën e tij, Basha ka kujtuar ditën e fundit ku shtatorja e diktatorit qëndronte ende në këmbë. Ndërkohë i ka bërë thirrje të gjithë të pranishmëve që të bashkohen për të siguruar lirinë në Shqipëri.

“19 shkurti ishte natë e ftohtë, e mbaj mend shumë mirë. U gjenda vetëm për pak minuta pranë shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Pas lëvizjes së dhjetorit pasiguria po na pushtonte. A ka populli një shpirt? Po, ka shpirtin e më të guximshmit mes nesh. Ka shpirtin e atij që shpresën e vetë e ndez për të gjithë Shqipërinë. Kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë e të pendohemi për mëkatet tona dhe t’i kërkojmë Zotit forcë. Le të betohemi së bashku dhe shpirti dhe trupat do të jenë bashkë për të sigurar liri për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë tonë,”-tha Basha në fjalën e tij.

Sot shënohen 29 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Rrëzimi i bustit të Hoxhës më 20 Shkurt 1991 është padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha rrezimi i bustit te enver hoxhes teatri kombetar lulzim basha rrezimi i bustit te enver hoxhes teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2020, 17:34

TIRANË – Partia Demokratike  ka reaguar me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhit lidhur me dokumentet e publikuara sot nga presidenti Ilir Met...