Politike

Siguria kibernetike në vend/ Rama: Ne sulmohemi nga Irani përditë, Kuvendi nuk është i përfshirë në sistemin e mbrojtjes

Ai tha se përveç bankave edhe dhe sektorët e tjerë duhet të bëjnë pjesë në sistemin e mbrojtjes kibernetike.

13 Mars 2026, 14:08 Nga E.d
Siguria kibernetike në vend/ Rama: Ne sulmohemi nga Irani
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për sigurinë kibernetike në vend. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Rama u shpreh se Kuvendi nuk është i përfshirë në sistemin e mbrojtjes, ndërsa shtoi se sulmet nga irani janë të përditshme.

Ai tha se përveç bankave edhe dhe sektorët e tjerë duhet të bëjnë pjesë në sistemin e mbrojtjes kibernetike. Kjo për shkak të një sistemi kriminal gjobash që vihen nga hakerat. 

“Ne kemi një kapacitet mbrojtës kibernetik, një nga më të mirët në Europë. Për këtë ne ftohemi dhe respektohemi në mjediset europiane të NATO. Problemi ynë është që nuk e kemi përfshirë të gjithë sistemin në rrjetin e mbrojtjes. Parlamenti nuk e ka të përfshirë në sistemin tonë të mbrojtjes kibernetike, sistemin e vet.

Nuk ka probleme me kriticitetin e zonave ku ata mund të sulmojnë. Ne sulmohemi nga Irani përditë. Nuk kanë ndalur asnjëherë sulmet. Sektori provat duhet të bëhet gjithmonë e më i ndjeshëm, duhet të hyjë në sistem. Bankat janë bërë pjesë, të tjerët duhet ta bëjnë, për shkak të një sistemi kriminal gjobash që vihen nga hakerat. Ata ne, nuk na bëjmë dot asnjë dëm të madh. Kemi aleatët më të mëdhenj dhe më të ditur për këto punë”, theksoi ai./Dosja.al

edi rama siguria kibernetike konference

Sondazh

Poll