Politike

Editoriali i përbashkët me Vuçiç, Rama: Nuk ka dorëheqje nga anëtarësimi në BE, molotovarët kanë nisur të flasin në emër të Berlinit

Gjatë fjalës së tij në konferencën për median, Rama u shpreh se opozita, të cilin ai e quajti “shoqatë molotovarësh”, nuk e kupton realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare. 

13 Mars 2026, 13:50 Nga E.d
Editoriali i përbashkët me Vuçiç, Rama: Nuk ka
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka një dorëheqje nga anëtarësimi në BE, duke reaguar kështu ndaj kritikave për editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Gjatë fjalës së tij në konferencën për median, Rama u shpreh se opozita, të cilin ai e quajti “shoqatë molotovarësh”, nuk e kupton realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare. 

Rama theksoi se editoriali nuk përmend në asnjë moment dorëheqjen nga rruga drejt BE-së. Sipas tij, problemi kryesor lidhet me faktin se disa vende anëtare të BE-së mund të mos kenë kapacitet politik për të pranuar anëtarë të rinj.

Në fund, ai tha se dinamika e BE-së është e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme politike. Ndërsa shtoi se dinamika politike në vende kyçe, si Franca, mund të ndikojë në procesin e zgjerimit. 

Edi Rama: Është për të ardhur keq por mua nuk më vjen keq për shoqatën e molotovarëve që e quani PD, se janë në botë tjetër, nuk kanë lidhje fare me botën e sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare të punës për t’u anëtarësuar në BE, por një gjë është e sigurt se kam qenë zëri i parë, jo sot por ka disa vite, që është ngritur për një qasje ndryshe ndaj anëtarësimit. Nuk kam thënë ndonjëherë, dhe as editoriali i mallkuar, nuk po u vë emër atyre që në Kosovë e Shqipëri e kanë mallkuar, nuk thotë askund dorëheqjen nga anëtarësimi në BE. Përkundrazi. Kjo është temë që kërkon pak thellim për të kuptuar se çfarë flasim.

Kam thënë se BE vendet anëtarë, disa nga ato nuk e kanë kapacitetin për të përballojnë momentin e fundit. Për të dalë përpara popujve të tyre dhe për të thënë se po marrim edhe një tjetër në familjen tonë nëse nuk kanë mundësi që ta argumentojnë për disa opinione që janë ndaj zgjerimit. Ajo që mund të ndodhë është se të gjitha gjërat të bëhen gati, kanë qenë gjithmonë me këtë vështirësi, mund të mos e gjejnë këtë kapacitet. Që dmth se procesi mund të ngelet peng.

Plus që dinamika e BE është e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme politike. Në 2027 ka zgjedhje në Francë, që është vend kyç. Franca e ratifikon anëtarësimin e një vendi të ri anëtar në BE me 2/3 e parlamentit, ose me referendum popullor. Franca ndodhet në kushtet që nuk bën dot qeveri të shumicës, plus që nuk dihet se çfarë qasje do të ketë presidenti apo presidentja kur të zgjidhet. Për të mos pritur që gjërat të bëhen fakt dhe më pas të mbetesh por për të punuar në këtë drejtim. Kur flisja për këtë, askush nuk e përkrahte, sot janë jo pak që e shohin me interes këtë qasje. Sa i përket dëgjesës së molotovarëve, meqë kanë filluar të flasin në emër të Berlinit, le të shkojnë të flasin atje dhe të pyesin ore ia vlen të luftojmë për këtë punë apo ta mbyllin gojën se jemi komplet jashtë loje. Unë e di se çfarë do iu thonë./Dosja.al

edi rama be pd

Sondazh

Poll