Aktualitet

Aksident tragjik në Berat! Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari

Uniformat blu bëjnë me dije se, 40-vjeçari me iniciale S. R., banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.

10 Mars 2026, 20:08 Nga D.S
Aksident tragjik në Berat! Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal,
foto ilustruese

BERAT-  Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Uniformat blu bëjnë me dije se, 40-vjeçari me iniciale S. R., banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, rreth orës 18:30. Për pasojë, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë bëhet me dije se, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

"Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj. Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.",njofton pollicia./Dosja.al

aksident tragjik në berat humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal ndërron jetë 40-vjeçari berat

Sondazh

Poll