Aktualitet

Raporti vjetor për 2025, SPAK: Hetimet me referime nga policia u rritën me 70%! Retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik 

Raporti thotë se SPAK do t'i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj.

10 Mars 2026, 18:27 Nga E.d
Raporti vjetor për 2025, SPAK: Hetimet me referime nga policia u
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK në raportin e tij vjetor për vitin 2025, të publikuar ditën e djeshme ka bërë me dije se retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit. Gjithashtu ajo mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar.

Raporti thotë se SPAK do t'i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Kjo pasi, ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës

Sipas raporitit hetimet me referime nga Policia e Shtetit janë rritur me rreth 70%, ndërsa hetimet e nisura me referime nga institucionet publike kanë shënuar një rritje me rreth 15%. Për vitin 2025 konstatohet një ulje e ndjeshme e përdorimit të masës së arrestit me burg, si dhe vërehet një ulje e përdorimit të masës së arrestit në shtëpi me rreth 37%.

Pjesë nga raporti i SPAK

Sfidat në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta paraqet sfida të rëndësishme për SPAK. Gjithashtu, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. SPAK do ti konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj.

Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës. Mospërcaktimi i qartë ligjor kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Hetimet e filluara me referime nga Policia e Shtetit janë rritur me rreth 70%, ndërsa hetimet e nisura me referime nga institucionet publike kanë shënuar një rritje me rreth 15%. Nga ana tjetër, hetimet e filluara me kallëzime nga subjekte politike dhe personat juridikë kanë pësuar një rënie përkatësisht me rreth 50% dhe 75%.

Në vitin 2025 konstatohet një ulje e ndjeshme e përdorimit të masës së arrestit me burg, nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste në vitin 2025, një reduktim prej rreth 53%, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme dhe proporcionale në aplikimin e masave më kufizuese të lirisë, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë.

Po ashtu, në vitin 2025 vërehet një ulje e përdorimit të masës së arrestit në shtëpi me rreth 37%, nga 46 raste në vitin 2024 në 29 raste në vitin 2025, duke reflektuar një vlerësim më të individualizuar të nevojës për masa kufizuese të lirisë dhe një orientim më të madh drejt masave alternative më pak restriktive, në përputhje me parimin e proporcionalitetit./Dosja.al

spak 2025 raport

Sondazh

Poll