Aktualitet

Përndoqi ish-shefen e tij dhe theu dy herë masën e sigurisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Gushtin e kaluar  43-vjeçari shqiptar, kishte hedhur një koktej molotov në makinën e pronarit të kompanisë që e kishte pushuar nga puna. 

10 Mars 2026, 16:29 Nga E.d
Përndoqi ish-shefen e tij dhe theu dy herë masën e sigurisë,
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua, pasi kishte thyer dy herë masën e arrestit dhe kishte përndjekur i ish-shefen e tij. Gushtin e kaluar 
43-vjeçari shqiptar, kishte hedhur një koktej molotov në makinën e pronares së kompanisë e cila e kishte pushuar nga puna. Fillimisht ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë arrest shtëpiak. Por në fund të shkurtit, brenda njëzet e katër orëve ai ishte arratisur dy herë. 

Mediat italiane shkruajnë se 43-vjeçar ishte përgjegjës për një seri të dhunshme aktesh hakmarrëse ndaj ish-pronares së kompanisë ku punonte. Këto veprime erdhën pas pushimit të tij nga puna.

Përveç shkatërrimit të automjetit të saj, ai kishte tentuar t'i vinte zjarrin një prej furgonëve të kompanisë. Ai është transferuar në burgun në via Arginone, ku tani është në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për t'u përgjigjur për krimet e pretenduara, si dhe arratisjet e përsëritura të kryera në një kohë të shkurtër./Dosja.al

itali shqiptar policia

Sondazh

Poll