Aktualitet

Pjesë e trafikut të kokainës, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Zvicër! Sekuestrohet lënda narkotike dhe një shumë parash

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 80 gram kokainë, enët e paketimit të barnave dhe mijëra franga.

10 Mars 2026, 16:53 Nga E.d
Pjesë e trafikut të kokainës, arrestohet 27-vjeçari
Foto ilustruse

ZVICRA- Autoritetet zviceriane kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar në Zvicër. Ai u arrestua, pasi dyshohet se pjesë e një grupi, i cili merret me trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 80 gram kokainë, enët e paketimit të barnave dhe mijëra franga.

Mediat zvieriane shkruajnë se hetimet tregojnë se shqiptari ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në një shkallë më të madhe. Prokuroria publike e akuzon atë për trafik të rëndë droge, ndërsa hetimi po udhëhiqet nga prokurorja publike Anna Fumagalli. Akuzat përfshijnë një shkelje serioze, ndërsa pritet që 27-vjeçari shqiptar të nihet me masën e sigurisë./Dosja.al

zvicra policia shqiptar

Sondazh

Poll