Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

I arrestuari është Bledar Barsan, 32 vjeç.

10 Mars 2026, 16:17 Nga E.d
EMRI/ I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një32-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. I arrestuari është Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian. Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë

Në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet për arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian. Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek drejtësia italiane.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 32-vjeçarit drejt Italisë./Dosja.al

bledar barsan 32 vjeç tiranë

Sondazh

Poll