Aktualitet

Organizonin lojra fati në dy lokale, arrestohen 3 persona në Tiranë

Gjatë kontrolleve në të dyja subjektet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta me baste sportive.

10 Mars 2026, 15:57 Nga E.d
Organizonin lojra fati në dy lokale, arrestohen 3 persona
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga policia, pasi organizonin lojra fati në dy lokale. 

Gjatë kontrolleve në të dyja subjektet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta me baste sportive.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, administratorë dhe punonjës të këtyre subjekteve. Në pranga ranë B. K., 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç.

Në rrugën “Muhamet Deliu”, në një lokal të administruar nga 24-vjeçari S. M., ku punonte edhe shtetasi B. K., dyshohet se viheshin baste sportive përmes celularëve. Ndërkohë, në rrugën “Mysym Keta”, në një lokal ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën dy kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve në të dyja subjektet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta me baste sportive. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të kontrolleve për evidentimin e ambienteve që përdoren për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme vijojnë./Dosja.al

policia tirana tre persona

Sondazh

Poll