Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Ardjan Nikulaj/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Ruben Saraiva, avokati Kujtim Cakrani: S’ka prova, po mbahet padrejtësisht në burg

Pas përfundimit të seancës, avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje. Ai shtoi se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij u konfirmua edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme.

10 Mars 2026, 11:54 Nga E. D
Vrasja e biznesmenit Ardjan Nikulaj/ Prokuroria kërkon burg
Kujtim Cakrani

TIRANË- Seanca gjyqësore në Gjykatën e Lezhës për portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023. Në seancë, mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për Ruben Saraiva. 

Pas përfundimit të seancës, avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje. Ai shtoi se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij u konfirmua edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme.


Sipas Cakrani, klienti i tij ka deklaruar se mbahet padrejtësisht në burg, duke theksuar se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë kush janë autorët e vërtetë të vrasjes. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar më 25 mars, kur pritet edhe shpallja e vendimit nga gjykata.

Si u vra Ardian Nikulaj?

Ngjarja ka ndodhur në prill të 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandërhyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Porositësi dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili në bashkëpunim me disa të huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të gjetur momentin e duhur për kryerjen e ekzekutimit. Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan./Dosja.al

kujtim cakrani

Sondazh

Poll