Aktualitet

Shpërthimi me tritol/ Pronari i makinës jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës, kamerat fiksojnë autorin! Si ndodhi ngjarja

Sipas pamjeve, ai ka mbërritur në vendngjarje me biçikletë dhe është larguar po me biçikletë menjëherë pasi ka vendosur tritolin.

10 Mars 2026, 09:18 Nga E. D
Shpërthimi me tritol/ Pronari i makinës jeton mes Shqipërisë
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të Olsion Klosi. Bëhet me dije se 36 vjeçari jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë mund të jetë një nga motivet e mundshme të vendosjes së lëndës plasëse. Gjithashtu Klosi rezulton me precedent penal për konflikte të mëparshme.

Nga shpërthimi, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, autori i dyshuar është fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin kur vendos lëndën plasëse në automjet.

Sipas pamjeve, ai ka mbërritur në vendngjarje me biçikletë dhe është larguar po me biçikletë menjëherë pasi ka vendosur tritolin. Sakaq, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al

olsion klosi shperthimi me tritol

Sondazh

Poll