Aktualitet

Trafik armësh nga Mali i Zi në Fresk/ Përgjimet zbuluan grupin kriminal, njëri prej tyre publikonte në rrjetet sociale foto me pistoletë në brez

Jaku dhe Gjeta, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët, Gjeta ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet.

10 Mars 2026, 10:43 Nga E. D

Trafik armësh nga Mali i Zi në Fresk/ Përgjimet zbuluan grupin

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me goditjen e grupit kriminal, ku u arrestuan dy persona për trafik armësh nga Mali i Zi. Dy të arrestuarit, Donati Jaku dhe Florian Gjeta u kapën me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë. 

Jaku dhe Gjeta, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët, Gjeta ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet.

Gjeta gjithashtu nxirrte foto hapur në rrjete sociale me armë në brez. Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë./Dosja.al

goditja e grupit kriminal tirane

Sondazh

Poll