Aktualitet

Shqiptari ra në pus teksa mblidhte manaferra dhe gjeti vdekjen/ Gjykata dënon pronarin italian të tokës 8 vite pas tragjedisë në Perugia

Sipas mediave italiane, Gjykata la në fuqi dënimin e shkallës së parë me 6 muaj burgim për italianin e pandehur, që sipas gjyqtarit, “fakti se shqiptari kishte hyrë ilegalisht, nuk e përjashton atë nga përgjegjësia”.

10 Mars 2026, 11:06 Nga E. D

Shqiptari ra në pus teksa mblidhte manaferra dhe gjeti vdekjen/ Gjykata

ITALI- Gjykata e Apelit të Perugia ka dënuar pronarin italian, tetë vjet pas ngjarjes tragjike ku një shqiptar humbi jetën pasi ra në një pus të fshehur, teksa mblidhte manaferra ilegalisht. Sipas mediave italiane, Gjykata la në fuqi dënimin e shkallës së parë me 6 muaj burgim për italianin e pandehur, që sipas gjyqtarit, “fakti se shqiptari kishte hyrë ilegalisht, nuk e përjashton atë nga përgjegjësia”.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2018, ku 77-vjeçari shqiptar kishte hyrë në një pronë private përmes një porte që ishte e mbyllur me dry, por mjaftueshëm e gjerë për të lejuar hyrjen, për të vjedhur manaferra. 

Por mes ferrave ishte një pus, ku shqiptari ra brenda dhe si pasojë humbi jetën. Për atë vdekje, të klasifikuar si vrasje nga pakujdesia, pronari i tokës u dënua me gjashtë muaj burg në shkallën e parë. Dënimi u la në fuqi nga Gjykata e Apelit e Perugias./Dosja.al

gjykata e apelit të perugia itali

Sondazh

Poll