Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj/ Ruben Saraiva paraqitet në Gjykatën e Lezhës, priten konkluzionet e mbrojtjes

Në seancën e radhës, mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për çështjen.

10 Mars 2026, 09:40 Nga E. D
Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj/ Ruben Saraiva paraqitet
Ekzekutori Ruben Saraiva dhe viktima Ardian Nikulaj

LEZHË- Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur sot në Gjykatën e Lezhës, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Në seancën e radhës, mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për çështjen. Më herët, Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.

Nga ana tjetër, mbrojtja përmes avokatit Kujtim Cakrani pretendon se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë ngjarje. Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që gjykata të tërhiqet për vendim.

Si u vra Ardian Nikulaj?

Ngjarja ka ndodhur në prill të 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandërhyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Porositësi dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili në bashkëpunim me disa të huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të gjetur momentin e duhur për kryerjen e ekzekutimit. Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan./Dosja.al

gjykata e lezhes

Sondazh

Poll