Aktualitet

DETAJE nga atentati ku mbeti i plagosur 39-vjeçari turk/ Dy personat e kishin lënë për t’u sqaruar! Si konflikti i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Shqipëri

Bëhet me dije se sherri mes tij dhe një shtetasi tjetër turk kishte nisur që në Turqi dhe ky dyshohet të jetë shkaku i atentatit të mbrëmjes të së hënës.

10 Mars 2026, 09:26 Nga E. D
DETAJE nga atentati ku mbeti i plagosur 39-vjeçari turk/ Dy personat e
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Bëhet me dije se sherri mes tij dhe një shtetasi tjetër turk kishte nisur që në Turqi dhe ky dyshohet të jetë shkaku i atentatit të mbrëmjes të së hënës.

Ky i fundit pritet paraditen e sotme të merret në pyetje nga grupi hetimor për të kuptuar sherrin që ai kishte me autorin ose persona të tjerë. Gjithashtu dyshohet se mes tyre ka patur dhe një sherr para pak ditësh dhe mbrëmjen e së hënës në lokal e kishin lënë për tu sqaruar.

Po ashtu mësohet, se autori ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi i është bllokuar pistoleta. Fatmirësisht Halil Uçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

 

turqi

Sondazh

Poll