Sport

Skënderbeu triumfon me Kukësin, feston Partizani

16 Mars 2019, 18:17 Nga DOSJA
Skënderbeu triumfon me Kukësin, feston Partizani

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë të madhe përballë Kukësit, duke i mposhtur verilindorët me rezultatin minimal, 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Bruno Dita, I cili rezultoi vendimtar për “Ujqërit e Dëborës”, që morën tri pikë të arta.

Kukësi merr kështu një goditje të rëndë sa i takon luftës për titullin kampion, duke i dhënë të gjithë kontrollin skuadrës së Partizanit. Verilindorët, në rast fitoreje, kishin mundësi të qëndronin në vetëm tri pikë pas Partizanit, për të pritur të qetë ndeshjen e nesërme të “Demave” kundër Teutës.

Megjithatë, kuksianët u mposhtën në Korçë dhe presioni tashmë është shumë i madh mbi supet e Cungut. Partizani ka mundësinë të shkojë +9 pikë në rast se triumfon kundër Teutës, duke hedhur hap të rëndësishëm për titullin kampion.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Pervan (Oto Xhon 60′), Gripshi (Bregu 90′), Krasniqi. (Të gatshëm: Teqja, Pëllumbi, Taipi, Asani, Toskiç, Bregu, Oto Xhon) Trajner: Orges Shehi

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Krasniqi, Teqja, Çyrbja (Rama 46′), Limaj (Shkurtaj 63′), Dzaria, Ethemi, Rroca, Rexhinaldo. (Të gatshëm: Gomish, Joti, Musolli, Rama, Shkurtaj) Trajner: Armando Cungu

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore partizani skenderbeu kukesi kategoria superiore partizani skenderbeu kukesi

Sondazh

Poll