Sport

Kylian Mbappe thyen rregullat e klubit, PSG e gjobit francezin me 180 000 euro

15 Mars 2019, 18:56 Nga DOSJA
Kylian Mbappe thyen rregullat e klubit, PSG e gjobit francezin me 180 000 euro

Mbappe dhe Rabiot mbërritën me vonesë në një takim të ekipit dhe të dy janë gjobitur nga klubi i PSG nga 180 000 euro më 13 mars, para të cilat do kthehen te fondi i klubit parisien.

Bëhet fjalë për një takim i cili ishte rreth 28 tetorit para ndeshjes mes PSG dhe Marseille në Ligue 1. Klubi i gjobiti ata sepse kishin thyer rregullat kryesore të klubit francez dhe kjo u kushtoi plot 180 000 euro.

Sulmuesi francez ishte plotësisht i vetëdijshëm për sjelljes e dobët dhe nënshkroi një dokument ku pranonte këtë fakt dhe gjobën e marrë.

Real Madrid po i shikon nga afër të gjitha zhvillimet mes klubit dhe futbollistit, pasi madrilenët duan ta sjellin francezin në kryeqytetin spanjoll.

Ndërsa për Rabiot, është një tjetër episod negativ në një vit të mbushur me të tillë.

B.N/dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport adrien rabiot kylian mbappe psg adrien rabiot kylian mbappe psg

Sondazh

Poll