Sport

Zidane rikthehet me fitore, shënojnë të ‘injoruarit’ e Santiago Solarit

16 Mars 2019, 17:28 Nga DOSJA
Zidane rikthehet me fitore, shënojnë të ‘injoruarit’

Zidane e nisi me fitore kapitullin e tij të dytë me Real Madrid, ku fituan me rezultatin 2-0 në ndeshjen me Celta Vigo në ‘Santiago Bernabeu’.

Francezi i cili fitoi 3 herë Champions League me madrilenët, u rikthye sërish në stolin e trajnerit pasi ishte larguar vetëm verës së kaluar.

Zidane vendosi tu besojë prap lojtarëve të cilët injoroheshin nga Santiago Solari. Tekniku hodhi në fushë Iscon, Keylor Navas, Marcelo dhe Bale dhe ishin pikërisht Isco dhe Bale që dërguan skuadrën e tyre në avantazh.

Një ndeshje të mirë bëri dhe braziliani Marcelo, ndërsa portieri Navas tregoi dhe një herë pse ka qenë zgjedhja e parë në 3 sezonet e kaluara nën drejtimin e Zidane.

Ky 3-pikësh i shërben skuadrës madrilene që të konsolidojë pozitat për një vend në zonën Champions dhe trajnerit Zidane që të fillojë të krijojë në mendjen e tij organikën për vitin e ardhshëm.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport la liga real madrid celta vigo zinedine zidane la liga real madrid celta vigo zinedine zidane

Sondazh

Poll