Sport

Jurgen Klopp ka zbuluar planin e merkatos së Liverpool-it vitin e ardhshëm

16 Mars 2019, 16:06 Nga DOSJA
Jurgen Klopp ka zbuluar planin e merkatos së Liverpool-it vitin e

Trajneri gjerman Jurgen Klopp beson se skuadra që ai ka në dispozicion është e kompletuar, ndaj në merkaton e verës nuk do të bëjë asnjë blerje tw madhe.

Liverpool shpenzoi 140 milionë stërlina vitin e kaluar për të blerë vetëm dy lojtarë, mbrojtësin Virgil Van Dijk dhe portierin Alisson Becker.

Këto blerje vendosën edhe rekordin e mbrojtësit e portierit më të shtrenjtë në botë. Dy blerjet e tjera ishin aot të Naby Keita dhe Fabinho, dy lojtarë pak të aktivizuar nga Klopp.

Unë nuk mund të konfirmoj me saktësi se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme. Gjithsesi, duke parë skuadrën që kam në dispozocion nuk mendoj se do të shpenzoj shumë të mëdha për lojtarë. Më e mira është të sjellësh një grup lojtarësh, t’i harmonizosh dhe i gjithë grupi të rritet, duke krijuar një skuadër kampionë. Ne jemi duke e bërë këtë gjë. Unë mendoj se e kam këtë ekip, ndaj së bashku do të vazhdojmë për shumë kohë.

Skuadra e Liverpool është në kërkim të titullit kampion në Premier League, që mungon që prej vitit 1990. Ndërkohë që, skuadra është kualifikuar edhe në çerekfinalet e Champions League, ku do të luajë ndaj Porto.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool merkato jurgen klopp liverpool merkato

Sondazh

Poll