Sport

Nedved paralajmëron Juventusin: Ajax-i nuk është shaka, ata skualifikuan ‘Los Blancos’

15 Mars 2019, 18:18 Nga DOSJA
Nedved paralajmëron Juventusin: Ajax-i nuk është shaka, ata

Pavel Nedved ka paralajmëruar Juventusin të mos marrë me lehtësi ekipin e Ajax, pasi ishin këta të fundit që arritën të skualifikonin kampionët në fuqi, Real Madrid.

Nuk jam as i kënaqur nga shorti por nuk jam as i pakënaqur, besoj se do të jenë dy ndeshje të bukura. Ajaksi ka treguar se e meriton të jetë në këtë situatë, kanë eliminuar Realin e Madridit dhe kjo nuk është shaka. Duhet të jemi të fokusuar.

Në mediat spanjolle është aluduar për një dënim të Cristiano Ronaldos për shkak të gjestit të “huevos” të bërë në fund të ndeshjes kundër Atletikos, por Nedved është i qetë.

Nuk i druhem skualifikimit të Ronaldos, gjesti ka mbetur në fushë dhe në emocionet e pas ndeshjes mund të tolerohet. Pati një shfryrje pasi u ofendua gjithë kohën nga tifozët e Atletikos. Nuk mendoj se do të ketë sanksione.

Dy fjalë dhe për çështjen e trajnerit, me Alegrin që përflitet se do të thotë lamtumirën në fund të sezonit.

Presidenti dhe trajneri do të takohen në qershor dhe do të flasin për të ardhmen. Ajo çfarë Alegri po bën është e jashtëzakonshme, në kampionat nuk kishte ndodhur më parë të kishim 18 pikë diferencë nga vendi i dytë, nuk mund t’i kërkojmë më shumë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league juventus ajax pavel needved champions league juventus ajax pavel needved

Sondazh

Poll