Sport

Manchester City në telashe, UEFA e pezullon me 2 vite jashtë merkatos

15 Mars 2019, 19:36 Nga DOSJA
Manchester City në telashe, UEFA e pezullon me 2 vite jashtë merkatos

Sipas gazetës britanike ‘The Sun’ besohet se Manchester City do ketë të njëjtin fat si Chelsea.

 “The Sun” bën me dije se në ditët e ardhshme Manchester City do të dënohet zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e merkatos në hyrje gjatë dy sesioneve të ardhshme, atë të verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020.

Ashtu si Chelsea, edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me transferimet e disa lojtarëve minorenë.

Pezullimi i merkatos në hyrje do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë, të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim shembullor atë të skualifikimit nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play-t financiar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea denim manchester city uefa chelsea denim manchester city uefa

Sondazh

Poll