Sport

Zidane iu vendos objektivin madrilenëve: Fitoni 11 ndeshjet e fundit në La Liga

16 Mars 2019, 16:40 Nga DOSJA
Zidane iu vendos objektivin madrilenëve: Fitoni 11 ndeshjet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, i ka vendousur ekipit një sfidë me kthimin e tij në klub, e cila është që të fitojnë 11 ndeshjet e ngelura në La Liga.

Francezi zëvendësoi Santiago Solarin të hënën e kaluar pas një serie me rezultate të zhgënjyeshme të cilat e panë klubin të skuailifikohej nga Champions League dhe Kupa e Mbretit dhe gjithashtu ndodhen 12 pikë mbrapa liderëve të Barcelonës.

Mbërritja e Zidane e ka ndryshuar atmosferën në klub. Edhe pse ka ngelur shumë pak shpresë për të arritur ndonjë gjë në kampionat, ai po shpreson që të shikojë një reagim nga lojtarët e tij.

Nuk po them se do fitojmë La Ligën, por do provojmë të fitojmë 11 ndeshjet e ngelura në kampionat.

Dhe nga aty, do shohim për më vonë.

Objektivi i vërtetë është që ‘Los Blancos’ të mbarojë në vend të dytë, i cili mbahet momentalisht nga Atletiko Madrid, të cilët janë 5 pikë larg madrilenëve.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport la liga zinedine zidane la liga zinedine zidane

Sondazh

Poll