Politike

Imuniteti i Ballukut, Balla: Raportin e dorëzuam në Kuvend, ka natyrë rekomanduese

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, Balla theksoi se raporti i pregatitur nga maxhoranca është rekomandues. 

9 Mars 2026, 10:12 Nga I.A
Imuniteti i Ballukut, Balla: Raportin e dorëzuam në Kuvend, ka
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka deklaruar se raporti i maxhorancës për imunitetin e Belinda Ballukut është dorëzuar në Kuvend. Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, Balla theksoi se raporti i pregatitur nga maxhoranca është rekomandues. 

'Të premten kemi dorëzuar raportin në Kuvend. Në 16 dhjetor 2025 pranë Kuvendit nga SPAK është depozituar një kërkesë që është kaluar për shqyrtim nga Peleshi. Në Këshillin e Mandateve çdo deputet ka të drejtën e vet të vlerësimit, Ne 5 deputetët anëtarë të Këshillit Unë, Peleshi, Manja, Çuçi dhe Çomo, kemi bërë gati një material rekomandues që do të prezantohet si përmbledhje nga Ulsi Manja,' tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll