Politike

Berisha: Garantoj se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar pa meritë, do të marrë vendin e tij

 Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh se  janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre.

7 Mars 2026, 15:08 Nga E.d
Berisha: Garantoj se çdo gjykatës dhe prokuror që
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se  çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar pa meritë, do të marrë vendin e tij. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh se  janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre.

Ai tha se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor.

Eduard Kaja: A do të ketë një rishikim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar pa të drejtë nga sistemi në mënyrën më të turpshme me etiketën në kurriz si i korruptuar, njësoj si në vitin 1946 kur u shpallën kulakë? Ju po e provoni vetë mbi kurriz se çfarë do të thotë. A duhet t’i vendoset dinjiteti në vend kësaj elite?

Sali Berisha: Keni shtruar një çështje shumë të drejtë. Sot janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre dhe unë i përgëzoj ata. Njerëz me integritet të cilët kanë vendosur të sfidojnë veprimet arbitrare korruptive të Pamela Ballukut dhe të tjerëve. Garantoj se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar dhe që faktohet në mënyrë ligjore se është larguar pa meritë, është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor./Dosja.al

sali berisha pd gjykata

Sondazh

Poll