Politike

Berisha: Ata që kanë bashkëpunuar me qeverinë nuk kanë të drejtë vote në PD

Sipas Berishës, demokratët që kanë mbetur mbështetës të PD-së, pavarësisht detyrave që mbajnë, nuk duhet të përjashtohen nga e drejta e votës.

7 Mars 2026, 13:55 Nga E. D
Berisha: Ata që kanë bashkëpunuar me qeverinë nuk kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, theksoi se personat që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me qeverinë kundër PD-së nuk mund të kenë të drejtë vote në strukturat dhe proceset vendimmarrëse të saj. Sipas Berishës, demokratët që kanë mbetur mbështetës të PD-së, pavarësisht detyrave që mbajnë, nuk duhet të përjashtohen nga e drejta e votës.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Agron Molla: Doktor, kam një pyetje. Janë disa demokratë që tani kanë filluar punë në administratën Rama 4. A kanë të drejtë vote në përzgjedhjen e votës në primare?

Sali Berisha: Këtë duhet ta vlerësojnë degët e PD-së. Asnjë të drejtë vote as në primare, as në sekondare, asnjëherë, nuk kanë ata që kanë bashkëpunuar kundër PD me qeverinë. Natyrisht ata, të cilët, pavarësisht nga detyra ku janë, kanë qenë mbështetje e PD, nuk mund t’u mohojmë të drejtën e votës./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll