Politike

Sulmi ndaj Vokshi dhe ndaj aktivistëve të Lapajt, Berisha: Përpjekje të Edi Ramës për të shuan çdo zë opozitar

Gjithashtu Berisha dënoi ndërhyrjen e policisë ndaj aktivistëve që protestonin para Kryeministrisë, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie për të frenuar çdo kundërshtim ndaj qeverisë.

7 Mars 2026, 13:51 Nga E. D
Sulmi ndaj Vokshi dhe ndaj aktivistëve të Lapajt, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi gjatë bashkëbisedimi me qytetarët deklaratën fyese të kreut të grupit të PS Taulant Ballës ndaj deputetes Albana Vokshit gjatë seancës parlamentare. Berisha e konsideroi si hakmarrje primitive për të cilën Balla meriton dënimin më të rëndë. Gjithashtu Berisha dënoi ndërhyrjen e policisë ndaj aktivistëve që protestonin para Kryeministrisë, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie për të frenuar çdo kundërshtim ndaj qeverisë.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Genc Gjonbalaj: Dje policia ka sulmuar edhe aktivistët e Adriatik Lapajt. A mendoni se po përshkallëzohet dhuna ndaj zërave kundër.

Sali Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj aktivistëve dhe protestuesve paqësor para kryeministrisë të Lapajt dhe heqjen e çadrës së tyre. Ky është një akt, antiligjor, i turpshëm i një frikacaku që ka tolerancë zero ndaj kundërshtatëve. Sikundër dënoj, aktin kriminal dhe banditesk të Taulant Ballës në parlamentin shqiptar, me porosi të Edi Ramës, në një hakmarrje të verbër, primitive ndaj Albana Vokshit e cila ka qenë zë i fuqishëm në mbarë komunitetin ndërkombëtar ndaj narkoregjimit. Edi Rama urdhëroi Taon e tij për të përdorur një gjuhë prej stërodineri, një gjuhë me të cilën ai meriton ndëshkimin më të madh. Dënon gjithashtu përjashtimin pa asnjë motiv 20 ditë të deputetit Agron Shehaj nga parlamenti, si një verbëri e Edi Ramës, sepse të gjitha kryhen me urdhër të Edi Ramën, dhe si një përpjekje për të shuan çdo zë opozitar./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll