Aktualitet

SPAK nis hetimet për kamionin me 1.3 ton kokainë, në Shqipëri kërkohet “garanti”, kush e ‘premtoi’ kalimin në kufi

20 Shkurt 2020, 15:51 Nga DOSJA
SPAK nis hetimet për kamionin me 1.3 ton kokainë, në

TIRANË– Kamioni me 1.3 ton drogë, i nisur nga Italia drejt Maqedonisë së Veriut është kthyer objekt hetimi edhe në Shqipëri. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka pasur shqiptarë të përfshirë në trafik.

Dyshohet se në Shqipëri mund të ketë pasur persona që kanë dalë “garantë” për kalimin e kamionit me drogë fillimisht në doganën e Hanit të Hotit dhe më pas në Qafë Thanë, për të dalë në Maqedoninë e Veriut.

Mjeti i ngarkuar me banane është lënë qëllimisht të kalojë pasi Policia shqiptare ka marrë sinjalizimin nga DEA amerikane dhe policia italiane pasi donin që të shihnin se kush do të ishin pritësit e “mallit”. Kreu i SPAK, Arben Kraja u shpreh për mediat se në trafikun e drogës nuk ishin të përfshirë shtetas shqiptarë. 

Mbrëmë në afërsi të Shkupit u konfiskua 1 kg kokainë në një aksion të mirë organizuar nga policia. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe është kontrolluar në Itali, ku autoritetet kanë hequr 1299 kilogramë drogë dhe kanë lënë vetëm 1 kilogram.

Në Maqedoninë e Veriut pakoja prej 1 kilogram që kishte brenda edhe një sinjalizues GPS, u kap në një magazinë në Krushopek të Sarajit, por dyshohet se destinacioni final ishte Sllovenia.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1.3 ton kokaine ne maqedoni spak 1.3 ton kokaine ne maqedoni spak

Sondazh

Poll