Aktualitet

Kamioni me kokainë kaloi në Shqipëri, Policia: Morëm pjesë dhe ne në operacion, dëshmuam luftën kundër krimit

20 Shkurt 2020, 13:56 Nga DOSJA
Kamioni me kokainë kaloi në Shqipëri, Policia: Morëm

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për operacionin e zhvilluar dje në Maqedoninë e Veriut, ku u zbulua një kamion që kishte 1.3 ton kokainë. Në një reagim për mediat Policia ka bërë me dije se në operacion ka marrë pjesë dhe ajo, ku mundësuan kalimin e ngarkesës nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet territorit shqiptar. Më tej në reagim shtohet se ky operacion përmban angazhimin serioz të Policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës. Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti. Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë”, shkruan Policia.

Mbrëmë në afërsi të Shkupit u konfiskua 1 kg kokainë në një aksion të mirë organizuar nga policia. Sipas informacioneve fillestare, kilogrami i kapur në Krushopek është pjesë e dërgesës e cila në tërësi peshon 1.3 ton dhe ishte nisur nga Kolumbia, në Mal të Zi dhe destinacioni final ishte Sllovenia. Droga u zbulua që në Itali, ku policia aty e zëvendësoi atë me lëndë tjetër dhe vendosi GPS. Kamioni me drogë kaloi dhe në Shqipëri me lejen e Policisë dhe nuk iu nënshtrua asnjë kontrolli.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni policia e shtetit 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni policia e shtetit

Sondazh

Poll