Aktualitet

Hidhet shorti, kush janë gjyqtarët që do gjykojnë Saimir Tahirin në Apel (EMRAT)

20 Shkurt 2020, 13:07 Nga DOSJA
Hidhet shorti, kush janë gjyqtarët që do gjykojnë Saimir

TIRANË- Gjykata e Apelit ka hedhur sot shortin për tre gjyqtarët që do gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas shortit të hedhur sot në Gjykatën Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), gjyqtarët janë Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Kryesuese e trupës do jetë Boksi dhe anëtare Kosova e Dreni.

“Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se: Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019. Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët: Albana Boksi Kryesuese,  Nertina Kosova Anëtare, Nure Dreni Anëtare“, shkruhet në njoftimin e GJKKO. 

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit,  që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuororia, e cila shprehet se ka prova për akzuat e saj që u rrëzuan në Shkallën e Parë. Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi me 5 vite që më pas u konvertuan në 3 vjet shërbim prove për shkak se ish-ministri përfitonte nga gjykimi i shkurtuar.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi hidhet shorti per tahirin ne gjkko nertina kosova nure dreni saimir tahiri albana boksi hidhet shorti per tahirin ne gjkko nertina kosova nure dreni saimir tahiri

Sondazh

Poll