Aktualitet

Policia bashkiake i nxorri zvarrë nga palestra, familjet rome në Lezhë futen në banesat e dëmtuara: Të merren masa, nuk ke

20 Shkurt 2020, 11:35 Nga DOSJA
Policia bashkiake i nxorri zvarrë nga palestra, familjet rome në

Lezhë- 9 familje rome në Lezhë, të cilat Policia Bashkiake një ditë më parë i nxorri me forcë nga palestra ku ishin strehuar, pasi tërmeti iu prishi banesat, i bëjnë thirrje qeverisë për ndihmë. 4 prej familjeve janë futur në banesat e dëmtuara dhe pse iu rrezikohet jeta. Ata shprehen se bashkia u ka dhënë vetëm 126 mijë lekë bonus, por sipas tyre  këto nuk mjaftojnë për të marrë një banesë me qera.

“Ju lutemi shumë të marrin masa, do na zenë godinat brenda. Kryetari nuk bëri punë të mirë, nuk na priti.  Nuk e di se ku do të shkojmë dhe ku do të mbytemi. A mendojnë se janë familjarë? Apo mendojnë se jemi racë tjetër dhe nuk merren me ne? Mbrëmë jemi futur tek pallati që është prishur. Nuk interesohet njeri për ne. Pallati është i rrezikshëm, por nuk kemi ku të shkojmë. Çfarë tha ai, na tha keni marrë bonusin, a mendon kryetari për veten, për familjen e vetë, ne do ta çojmë lart e më lart. Se ne nuk do ta lemë me kaq, o të na gjejnë banesën neve ose të gjejnë vend ku të futen po na ndodhi gjë ne. Të merren masa. Na kanë dhënë bonusin e qerasë 126 mijë lekë. Shtëpi me këtë vlerë nuk ka.”, u shpreh një banore.

Pasditen e djeshme shërbimi social i Bashkisë  Lezhë urdhëroi policinë bashkiake për nxjerrjen e menjëhershme të familjeve rome nga palestra. Kjo ka qenë e papritur për këta banorë që nuk kanë mundur ende të sigurojnë një shtëpi me qira, sepse bonusi është i pamjaftueshëm pasi qiratë janë të larta. Tashmë familjet rome janë në qiell të hapur. Për këtë vendim, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se ky vendim është i ligjshëm 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familjet rome në lezhë tragjedia e 26 nentorit 2019 familjet rome në lezhë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2020, 10:18

MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndestësore është rënduar. Ata kanë deklaruar mëngjesin e...