Aktualitet

E KONFIRMUAR/ Anija që u godit me kundërtank në Libi ishte shqiptare, mjetit ANA iu fshi emri, turqit mohojnë përfshirjen

20 Shkurt 2020, 12:04 Nga DOSJA
E KONFIRMUAR/ Anija që u godit me kundërtank në Libi ishte

LIBI- Anija e cila u sulmua dy ditë më parë me kundërtank në portin e Tripolit në Libi ishte shqiptare. Top Channel shkruan sot, se nga burime nga ekuipazhi shqiptar bëhet me dije se anija ishte shqiptare dhe se ata e kanë lënë në Turqi. Atje, ka hipur një ekuipazh turk që ka marrë përsipër lundrimin e radhës. Atje anija është mbushur me armë dhe municione që ka sjellë edhe një incident diplomatik.

Nga ana tjetër, burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe autoritetet shqiptare janë në dijeni dhe po kryejnë hetime për të zbuluar pronarin e mjetit lundrues dhe rolin e tij të mundshëm në këtë trafik armësh drejt Libisë.

Anija u sulmua 2 ditë më parë, dhe pamjet kanë bërë xhiron e botës. Fillimisht u raportua se anija ishte turke, e nisur me armë dhe municione nga Mersini i Turqisë. Ajo u sulmua nga Forcat Rebele të gjeneralit Khalifa Haftar, ndërsa për thyerjen e embargos u akuzua Turqia. Hetimet kanë zbuluar se anija ka mbajtur emrin “ANA”, por i është fshirë emri në bash dhe kick për të mos u bërë i mundur identifikimi. Turqia mohon që anija të jetë e saj, e për rrjedhojë edhe trafikun e armëve. Ky sulm hapi panik dhe frikë në Libi për shkak të pranisë së shumë depozitave të gazit që ndodhen në portin e Tripolit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmohet anija shqiptare ne libi sulmohet anija shqiptare ne libi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2020, 10:18

MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndestësore është rënduar. Ata kanë deklaruar mëngjesin e...