Sport

Marquez-Honda të pandarë, kampioni i botës njofton rinovimin edhe për disa vite të tjera

20 Shkurt 2020, 13:38 Nga DOSJA
Marquez-Honda të pandarë, kampioni i botës njofton rinovimin edhe

JAPONI- Honda dhe Marc Marquez së bashku deri në vitin 2024, kompania japoneze ka njoftuar rinovimin e kampionit të botës për MotoGP për katër sezone të tjera. 

“Jam shumë krenar dhe i nderuar për rinovimin, Honda më dha mundësinë për të mbërritur në MotoGp në 2013 dhe që nga viti i parë ne kemi mbledhur shumë suksese së bashku. Jam shumë i lumtur që vazhdoj të jem pjesë e kësaj familjeje” ishin këto fjalët e  Marquez, i cili me Hondan ka fituar gjashtë kampionate, ka realizuar 56 fitore, 95 podiume dhe 62 pozicione pole me Honda.

 “Ne filluam të bisedojmë me Marcin disa muaj më parë, ne kemi dashur të vazhdojmë me të, është një kampion  që meriton një kontratë unike. Unë jam shumë i lumtur”, ishin fjalët e Yoshishige Nomura, presidenti i skuderisë Honda.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport honda marc marquez moto gp honda marc marquez moto gp

Sondazh

Poll