Sport

Shpalosën baner kundër presidentit, tifozëve të Dortmundit u ndalohet hyrja për tre vite në stadiumin e…

20 Shkurt 2020, 13:19 Nga DOSJA
Shpalosën baner kundër presidentit, tifozëve të Dortmundit u

GJERMANI– Federata Gjermane e Futbollit ka dënuar tifozët e Dortmundit. Këtyre të fundit u ndalohet hyrja në stadiumin e Hofenheimit për plot tre vite. Kështu deri në vitin 2022, Dortmundi do të luajë pa mbështetjen e tifozëve të tij në transfertat me ekipin e Hofenheim.

Shkak për këtë janë bërë veprimet e përsëritura në drejtim të Dietmar Hop (Pronari i Hoffenheim). Historia daton që më herët, teksa në vitin 2018 federata është mjaftuar me vetëm një gjobë dhe paralajmërim për tifozët e Dortmundit.

Kjo pasi këta të fundit shpalosën banera fyes në drejtim të Hop, madje një prej tyre përfshinte portretin e tij i rrethuar nga një shënjestër dhe i shoqëruar me fjalët “Hasta La Vista Hopp”.

Federata Gjermane i ka dhënë fund tolerancës dhe ka vendosur me dorë të hekurt këtë herë vendimin për t’i mohuar hyrjen në stadium për tre vjet.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata gjermane e futbollit tifozët e dortmundit federata gjermane e futbollit tifozët e dortmundit

Sondazh

Poll