Sport

“Askush si CR7 te Reali, ai është grabitqar”, Messi i thur lavde rivalit më të madh

20 Shkurt 2020, 10:25 Nga DOSJA
“Askush si CR7 te Reali, ai është grabitqar”, Messi i thur

Lionel Messi nuk është i surprizuar për faktin se Real Madridit nuk po i ecën edhe aq mirë pa yllin Cristiano Ronaldo. Sipas argjentinasit, CR7 është ndryshe nga lojtarët e tjerë të “Los Blancos”.

“Më duket krejt normale që Cristiano të vazhdojë të shënojë. Po flasim për një sulmues ‘grabitqar’, i cili ndjek golin sa herë që luan. Ka shumë cilësi si sulmues, shënon edhe në një rast fare të vogël”, ka deklaruar “Pleshti” në një intervistë për gazetën “El Mundo Deportivo”.

“Reali pa Ronaldon ka humbur shumë gola dhe jo vetëm kaq, sepse ai i sillte edhe shumë gjëra të tjera. Nëse një ekip humbet një lojtar që shënon 50 gola në sezon, boshllëku kuptohet lehtë. Reali ka lojtarë super, por Cristiano shënonte 50 gola në sezon”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport messi real madrid ronaldo messi real madrid ronaldo

Sondazh

Poll