Sport

Barcelona e kishte në dorë, ja arsyet pse spanjollët hoqën dorë nga Haaland

20 Shkurt 2020, 12:40 Nga DOSJA
Barcelona e kishte në dorë, ja arsyet pse spanjollët hoqën

SPANJË– Barcelona zgjodhi të hiqte dorë nga Erling Haaland për dy arsye. Gazeta spanjolle “Sport” shkruan se klubi e ka menduar seriozisht nënshkrimin me lojtarin, por ishin dy gjëra që quan në mos arritjen e marrëveshjes dhe Barcelona përfundimisht hoqi dorë.

E para është për çështje ekonomike, duke e parë koston e nënshkrimit dhe kontrata që ka aktualisht. Arsyeja e dytë ishte frika, pasi te Barcelona menduan që Haaland nuk do t’i përshtatej sistemit taktik aktual të skuadrës.

Haaland nënshkroi për Dortmund muajin e kaluar, ndërsa kontrata e tij aktuale është valide deri në qershor të vitit 2024. Sulmuesi 19-vjeçar ka bërë 29 paraqitje në të gjitha kompeticionet për RB Salzburg dhe Dortmund deri më tani këtë sezon.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona erling haaland barcelona erling haaland

Sondazh

Poll