Sport

Zyrtare: Dy yje nuk luajnë dot, Barcelona paguan klauzolën e sulmuesit të Leganesit

20 Shkurt 2020, 12:43 Nga DOSJA
Zyrtare: Dy yje nuk luajnë dot, Barcelona paguan klauzolën e sulmuesit

Martin Braithwaite është blerja më e fundit e Barcelonës. Meqë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele janë të dëmtuar gjatë, klubit katalanas i lejohet blerje përtej afatit të merkatos së janarit dhe zgjedhja e drejtuesve ka qenë pikërisht lojtari i Leganesit.

“Kostoja e klauzolës është 18 milionë euro”, ka treguar Barcelona me një njoftim zyrtar. Kaq ka mjaftuar që ai të bëhet shok skuadre me yjet Leo Messi dhe Antoine Griezmann, partnerët e tij të rinj të sulmit. Klauzola e tij e re do të jetë 300 mln euro.

Sulmuesi danez ka luajtur më parë te Toulouse, Bordeaux dhe Middlesbrough. Ai ka shënuar 6 gola në La Liga dhe do të përdoret në ofensivën blaugrana në vend të dyshes Dembele-Suarez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona blerje manaj barcelona blerje manaj

Sondazh

Poll