Sport

Dha ryshfet për Sekretarin e FIFA-s, presidenti i PSG-së akuzohet për korrupsion

20 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
Dha ryshfet për Sekretarin e FIFA-s, presidenti i PSG-së akuzohet

Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është në telashe serioze. Ai akuzohet për korrupsion ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Bëhet fjalë për ryshfete të majme për të drejtat televizive të Kupës së Botës.

Al-Khelaifi është kreu i paketës mediatike BeIN Media Group dhe gjithashtu në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër sot ka akuzuar Valcken për marrje ryshfetesh dhe falsifikim dokumentesh.

Pas skandalit të Botërorit, Valcke u pezullua për 12 vite nga futbolli, por kjo temë nuk mbyllet me kaq. Të gjitha abuzimet e tij, sidomos për të drejtën televizive nën vlerën e tregut, janë bërë me lidhje të forta me pronarin e PSG-së. Ai gjithashtu ka shkatërruar provat, kështu që dënimi pritet të rishikohet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport al-khelaifi denim korrupsion psg al-khelaifi denim korrupsion psg

Sondazh

Poll