Sport

Guardiola sulmon presidentin e Barcelonës: Mos e ngri zërin!

20 Shkurt 2020, 10:15 Nga DOSJA
Guardiola sulmon presidentin e Barcelonës: Mos e ngri zërin!

Pep Guardiola është i zemëruar me presidentin e Barcelonës, Josip Maria Bartomeu. Kjo, për dy arsye. Së pari, numri 1 i klubit katalanas dyshohet se ka paguar një kompani për të shkruar lajme të rreme kundër trajnerit të Manchester City dhe disa figurave të tjera me rëndësi nga Barcelona. Së dyti, ai e ka ironizuar dënimin e klubit anglez nga FIFA me përjashtim nga Champions League.

“Nëse ata janë të lumtur që ne jemi pezulluar, i them presidentit të Barcelonës se kemi ende të drejtën e apelimit, sepse mendojmë se jemi në të drejtën tonë. Këshilla ime: ‘Mos flit me zë shumë të lartë’. Gjithkush mund të përfshihet në situata të tilla”, është shprehur Pep.

“Shpresojmë që në të ardhmen të luajmë në Champions League sërish ndaj Barcelonës. Mendoj se është diçka e jashtëzakonshme të luftojmë për njerëzit tanë, që e mbështesin këtë klub. Ne do të luftojmë deri në fund”, ka theksuar ish-tekniku i katalanasve.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bartomeu guardiola sulm bartomeu guardiola sulm

Sondazh

Poll