Politike

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama/ Ikin Balluku, Spiropali dhe Vengu, ministrat e rinj marrin nga 83 vota pro

Projektvendimet për shkarkimet dhe emërimet e reja janë miratuar për çdo ndryshim me votim.

5 Mars 2026, 10:56 Nga E. D

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama/ Ikin

TIRANË- Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama. Projektvendimet për shkarkimet dhe emërimet e reja janë miratuar për çdo ndryshim me votim.

Gjatë votimi, deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk morën pjesë në votimin elektronik. Këto ndryshime, u votuan pas dekretit të presidentit Bajram Begaj një ditë më parë.

Emërohen në detyrë:

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Largohen nga qeveria

Belinda Balluku si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Elisa Spiropali si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Pirro Vengu si Ministër i Mbrojtjes;

Dekreti për shkarkimin e zv. kryeministres Belinda Balluku- Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministres së Jashtme Elisa Spiropali- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 2 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu- Votimi: 81 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për shkarkimin e ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu- Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për emërimin e zv.kryeministres Albana Koçiu - Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha- Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari- Votimi 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi - Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu- Votimi 83 pro, 0 abstenim, 5 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi- Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të marrëdhënieve me Parlamentin, Eriona Ismaili- Votimi 82 pro, 0 abstenim, 4 kundër

kuvendi ndryshimet ne qeverine rama

Sondazh

Poll