Bota

Zbulohen FOTOT, ky është kamioni ku ishin fshehur 1.3 ton kokainë. Droga ishte fshehur mes bananeve

20 Shkurt 2020, 12:49 Nga DOSJA
Zbulohen FOTOT, ky është kamioni ku ishin fshehur 1.3 ton

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pamjet e kamionit me banane ku ishin fshehur 1.3 ton kokainë, por në fund u kap vetëm 1 kilogram, pasi droga u hoq nga policia në Itali dhe një GPS.

Ministri maqedonas, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

Siç shihet nga fotot kamioni është i mbushur me banane dhe shihet dhe pakoja e kokainës mes arkave me banane.

Mbrëmë në afërsi të Shkupit u konfiskua 1 kg kokainë në një aksion të mirë organizuar nga policia. Sipas informacioneve fillestare, kilogrami i kapur në Krushopek është pjesë e dërgesës e cila në tërësi peshon 1.3 ton dhe ishte nisur nga Kolumbia, në Mal të Zi dhe destinacioni final ishte Sllovenia. Droga u zbulua që në Itali, ku policia aty e zëvendësoi atë me lëndë tjetër dhe vendosi GPS. Kamioni me drogë kaloi dhe në Shqipëri me lejen e Policisë dhe nuk iu nënshtrua asnjë kontrolli.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 1.3 ton kokaine ne maqedoni kamioni me banane kokaine ne maqedoni 1.3 ton kokaine ne maqedoni kamioni me banane kokaine ne maqedoni

Sondazh

Poll