Bota

Kamioni me kokainë, ministri i Maqedonisë së Veriut: Janë arrestuar 4 persona, u sekuestrua 1 kg kokainë

20 Shkurt 2020, 12:31 Nga DOSJA
Kamioni me kokainë, ministri i Maqedonisë së Veriut: Janë

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Naqe Çulev, ka dhënë detajet zyrtare lidhur me aksionin e mbrëmshëm në fshatin Krushopek në të cilin u sekuestrua 1 kg kokainë, pjesa tjetër e 1.3 tonëve ishte hequr nga Policia në Itali. Në një reagim për mediat, ministri Naqe Çulev tha se pas aksionit janë arrestuar katër persona. Sipas tij në pranga kanë rënë J.K drejtuesi i kamionit dhe S.E pronar i kompanisë si dhe dy punonjës të tjerë të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në magazinë R.E dhe J.I.

Ministri tha se përpos personave dhe kokainës, policia ka konfiskuar edhe mjete financiare, telefona celularë po edhe një mjet transportues. Çulev njoftoi se kompania pjesën më të madhe të frutave ndër vite e ka importuar nga Kolumbia kurse një pjesë tjetër nga Ekuadori.

Mbrëmë në afërsi të Shkupit u konfiskua 1 kg kokainë në një aksion të mirë organizuar nga policia. Sipas informacioneve fillestare, kilogrami i kapur në Krushopek është pjesë e dërgesës e cila në tërësi peshon 1.3 ton dhe ishte nisur nga Kolumbia, në Mal të Zi dhe destinacioni final ishte Sllovenia. Droga u zbulua që në Itali, ku policia aty e zëvendësoi atë me lëndë tjetër dhe vendosi GPS. Kamioni me drogë kaloi dhe në Shqipëri me lejen e Policisë dhe nuk iu nënshtrua asnjë kontrolli.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni naqe çulev 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni naqe çulev

Sondazh

Poll