Bota

E pabesueshme/ Aksident masiv në Kanada, përpalsen 200 makina, mbeten 2 të vdekur e 70 të plagosur (VIDEO)

20 Shkurt 2020, 11:30 Nga DOSJA
E pabesueshme/ Aksident masiv në Kanada, përpalsen 200 makina, mbeten

KANADA– Një aksident masiv në Kanada ku janë përfshirë 200 makina, u ka marrë jetën 2 personave ndërsa 70 të tjerë janë plagosur rëndë,  ku 9 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:30 në La Prairie, Quebec, kanë raportuar  mediat vendase.  Pothuajse çdo mjet që ishte në ato momente në rrugë është përfshirë në aksidentin e gjatë zinxhir, ka thënë zëdhënësi i policisë Mhelle Moore.

Një pjesë e të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Përmes videove të bëra publike është parë se automjetet shtypen me njëri-tjetrin, përfshirë këtu edhe një minibus.

Përveç atyre makinave që janë përplasur, shumë të tjera kanë përfunduar jashtë rrugës. Dhe menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Ministri i transportit të Quebec, François Bonnardel, deklaroi në një konferencë për shtyp  se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak se qarkullimi në Autostradën 15 ishte ndërprerë.

“Njerëzit po udhëtonin, kishte erëra të forta dhe papritmas, nuk mund të shikosh asgjë. Rruga ka të ngjarë të mbetet e mbyllur deri të enjten.” -deklaroi ai.

Burimi:  CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2 viktima 70 te plagosur kanada perplasen 200 makina 2 viktima 70 te plagosur kanada perplasen 200 makina

Sondazh

Poll