Bota

‘Fitoj 7000 paund në muaj’, adoleshentët në Britaninë e Madhe shesin drogë përmes “Snapchat-it”

20 Shkurt 2020, 11:12 Nga DOSJA
‘Fitoj 7000 paund në muaj’, adoleshentët në

BRITANI E MADHE- Adoleshentët në Britaninë e Madhe përdorin rrjetin social,  Snapchat kryesisht për të shitur drogë tek nxënësit në shkollë, e kështu fitojnë të arrdhura marramendëse në moshën që ata janë.

Mediat e huaja kanë shkruar se një 16-vjeçar ka dëshmuar që mund të arrijë të  fitojë plot 7000 paund për muaj me shitjen e drogës që bën përmes Snapchatit. Ndërkohë në shpjegimin që adoleshenti 16-vjeçar ka bërë, tregon se droga e reklamuar në këtë kanal komunikimi siç është edhe Snapchati mund të tërheqë shumë njerëz, madje edhe nxënës 12-vjeçarë.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për mënyrën sesi mund të operohet ky lloj “biznesi”, fare lehtë përmes këtij rrjeti social.

“Unë mund të fitoj deri në 7000 paundë në muaj. Është shumë e lehtë. Mund ta hapësh llogarinë me një numër jo personal dhe të jesh sa anonim të duash. Llogaria mund të të mbyllet pas disa kohësh, por mund të hapësh lehtësisht një të re.”- ka thënë ai për “The Next Episode”.

Kujtojmë që sipas  statistikave të publikuara nga mediat por edhe nga qeveria britanike, çdo ditë përjashtohen ose pezullohen për afate të shkurtra nga 3 nxënës për probleme me drogën dhe alkoolin. Këto dëbime në lidhje me drogën dhe alkoolin  janë rritur 55% në pesë vjet.

Pas publikimit të emisionit “Snapchat” deklaroi: Ne jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së komunitetit tonë dhe rregullat tona ndalojnë këdo që përdor Snapchat të shesë apo blejë drogë nëpërmjet tij.

Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe droge snapchat britani e madhe droge snapchat

Sondazh

Poll