Bota

Mbetën 2 viktima/ Britania e madhe do të evakuojë shtetasit e saj nga anija “Diamond Princess”

20 Shkurt 2020, 12:39 Nga DOSJA
Mbetën 2 viktima/ Britania e madhe do të evakuojë shtetasit e saj

JAPONI– Qeveria e Britanisë së Madhe ka organizuar një fluturim evakuimi për shtetasit e saj nga bordi i anijes  “Diamond Princess” në Japoni që është kthyer në karantinë tashmë.

Në një total prej 624 rastesh të konfirmuara të virusit janë brenda kësaj anije të futur në karantinë në gjirin e Tokios. Ndërkohë lajmi për riatdhesimin e britanikëve vjen pas njoftimit se dy persona brenda kësaj anije kanë humbur jetën dhe ka ende persona në gjendje kritike për jetën.

Lajmi është bërë me dije nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dominic Raab thotë se fluturimi do të bëhet nga Tokio.

“Detajet u janë dërguar atyre që kanë regjistruar fluturimin. Ne i nxisim shtetasit e tjerë britanikë që ende kërkojnë të largohen për të na kontaktuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim shtetasit britanikë që dëshirojnë të qëndrojnë në Japoni.”-tha ai.

Koronavirusi ka shënuar 2,128 viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 75,500 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2128 viktima ne kine britani e madhe diamond princess koronavirusi në kinë tokio virusi ne kine 2128 viktima ne kine britani e madhe diamond princess koronavirusi në kinë tokio virusi ne kine

Sondazh

Poll