Bota

Shënohet viktima e parë në Korenë e Jugut, nga Koronavirusi shtohet edhe numri i të infektuarve

20 Shkurt 2020, 11:46 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë në Korenë e Jugut, nga Koronavirusi

KORE E JUGUT- Ditën e sotme është shënuar edhe viktima e parë në Korenë e Jugut për shkak të Koronvirusit, ka raportuar Qendra e vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Kjo është edhe vdekja e parë nga Koronavirusi në Korenë e Jugut vjen në mes të një kaosi në Kinë ku numri i viktimave ka shkuar në 2128, ndërsa të infektuar mendohet të jenë 75,500 njerëz në rang global.

Sipas KCDC, në Korenë e Jugut ka pasur edhe  22 raste të reja të konfirmuara të pacientëve me Koronavirus,  duke përhapur infeksione edhe tek pjesa tjetër e popullsisë.

Ndër rastet e fundit, 21 janë nga jugu i vendit, përfshirë pesë që po marrin trajtimin në një kishë dhe 13 të tjerë po kurohen në një spital në Qarkun Cheongdo. Një rast tjetër i ri është në Seul, sipas KCDC.

Pacientët dhe stafi në spitalin Cheongdo Daenam, ku ndodhi edhe vdekja e parë, po testohen për virusin, dhe dezinfektimi mjedisor aktualisht është duke vazhduar.

Koronavirusi ka shënuar  2,128 viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 75,500 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar  jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2128 viktima ne kine kore e jugut koronavirusi në kinë virusi ne kine 2128 viktima ne kine kore e jugut koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll