3 Mars 2026, 17:42
Nga D.S
Ambasada e Kosovës në berlin
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit diplomatik.
Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës bëri të ditur se, menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet gjermane.
“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Termat dhe narrativët fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës janë përdorur shpesh në diskursin publik në Serbi, përfshirë nga zyrtarë të lartë shtetërorë.
Në mars të vitit të kaluar, gjatë një debati në Kuvendin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq iu referua mediave nga Kosova me terma fyes, pavarësisht se një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.
Gjithashtu, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka përdorur vazhdimisht narrativë për “persekutim” apo “terror ndaj serbëve”, ndërsa përfaqësues të saj kanë bërë deklarata të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës.
Raste të tilla, sipas organizatave vendore të sigurisë, janë shoqëruar me përhapje të dezinformatave dhe narrativëve përçarës, sidomos në platforma si Telegram./REL
kossova ambasada e kosove berlin
Politike
3 Mars 2026, 17:15
D.S
TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka pezulluar nga detyra drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën ...
Politike
3 Mars 2026, 17:06
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e Kryedemokratit Sali Berishës, për masën e ...
Politike
3 Mars 2026, 16:11
E. D
TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit është zbardhur. Në draft parashikohen disa ndryshime nga rre...
Politike
3 Mars 2026, 13:59
D.S
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit sot në seancën gjyqësore lidhur me procesin e...
Politike
3 Mars 2026, 13:52
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Deri më tani nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare për një emër konsensual pë...
Politike
3 Mars 2026, 13:31
D.S
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
“Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri...
Politike
3 Mars 2026, 13:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama armiqësinë e ...
Politike
3 Mars 2026, 12:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025 ka pasur ...
Politike
3 Mars 2026, 13:13
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së...
Politike
3 Mars 2026, 12:57
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se ditën që do të paraqitet kërkesa për ...