Politike

“Ka rritje në disa sektorë të rëndësishëm”, Salla në Komisionin për Bujqësinë: Do jepet  7 deri 10 mijë euro pë të ndihmuar blegëtorët e rinjë  

Ai tha se sa i përket blegtorisë, ka pasur disa të rinj dhe të reja që në kërkesat e tyre kanë kërkuar të mbështeten në këtë sektor.

3 Mars 2026, 12:57 Nga E.d
“Ka rritje në disa sektorë të
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025 ka pasur rreth 5.5 miliardë lekë dhe mbi 65.000 përfitues të aplikimeve nga të gjithë fermerët. Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Bujqësinë, Salla u shpreh se ka pasur një rezultat në rritje në disa nga sektorët e rëndësishëm.

Ai tha se sa i përket blegtorisë, ka pasur disa të rinj dhe të reja që në kërkesat e tyre kanë kërkuar të mbështeten në këtë sektor. Në lidhje me këtë, Salla tha se është menduar që në një masë prej 7 deri 10 mijë euro t'u jepën atyre për ti ndihmuar në këtë sektor.

Ministri Salla u ndal edhe tek mbrojtja biologjike e serave, për të cilën tha se në 70%, arrihet të këtë një siguri ushqimore të kontrolluar që nga mbjellja e produkteve dhe deri në shitjen e tyre

“Me mbrojtjen biologjike dhe me masat e reja që na kanë kërkuar, nga 50% në 70%, ne arrijmë të kemi një siguri ushqimore të kontrolluar që nga mbjellja e produkteve dhe deri në shitjen e tyre, të cilat kalojnë në një proces shumë të rëndësishëm që është mbrojtja biologjike. Pra ne sot kemi një masë prej 10% në total në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe me 70% të mbështetjes që na kanë kërkuar fermerët duam që ta rrisim në 30 deri në 40% të vlerës totale të mbjelljeve në mbrojtjen biologjike.

Serat janë të rëndësishme në të gjithë sektorin tonë, sepse vetëm vitin e kaluar kemi eksportuar mbi 330.000 ton produkte nga serat në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me mbrojtjen biologjike, kjo do të jetë akoma më e sigurt si për produktin dhe konsumatorin vendas që kalon nëpërmjet mbrojtjes biologjike, ashtu edhe për atë që kalon në tregun europian.”  tha ai.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u ndal edhe tek mbështetja për akuakulturën detare në skemën e investimeve, si një nevojë e domosdoshme për të hapur mundësi për investime në akuakulturë dhe në ujërat e brendshme aty ku ka potencial.

Në lidhje më këtë, Salla u shpreh se janë edhe dy masa në paketën e parë të investimeve me grant 50%, ku mbi 800 projekte janë kaluar në aplikim pranë AZHBR-së, me një buxhet afërsisht 3 miliardë lekë.

“Akuakultura, ku aktorët kërkuan vazhdimin e mbështetjes për akuakulturën detare në skemën e investimeve, si një nevojë e domosdoshme për të hapur mundësi për investime në akuakulturë dhe në ujërat e brendshme aty ku ka potencial. Që ne edhe në ato liqene të brendshme me ujëra të ëmbla që kemi, duhet të mbështesim akuakulturën në të gjithë sektorin e peshkimit.

Ata kanë kërkuar që ne të kalojmë në një masë të re mbështetjeje në akuakulturë, përveç naftës që marrin për daljen në det për peshkim, por të kalojnë edhe nëpërmjet akuakulturës apo mbështetjes që ne u japim zonave që prodhojnë rasate, si dhe mbështetjes që duhet t’i japim këtij sektori, për të cilin jemi duke reflektuar për të hapur një masë të re mbështetjeje ndaj sektorit të akuakulturës.

Kemi edhe dy masa në paketën e parë të investimeve me grant 50%, ku mbi 800 projekte janë kaluar në aplikim pranë AZHBR-së, me një buxhet afërsisht 3 miliardë lekë. Disa projekte po vazhdojnë të rishikohen, në mënyrë që të kalojmë në mbështetjen e drejtpërdrejtë të të gjitha këtyre aplikimeve që janë bërë pranë AZHBR-së për investime dhe mbështetje në të gjithë sektorët që kanë aplikuar, rreth mbi 801 projekte.” tha Salla./Dosja.al

andis salla komisionin për bujqësinë sektore

Sondazh

Poll