Politike

Berisha: Edi Rama armiqësinë e tij ndaj Kosovës e ka të lidhur direkt me Vuçiçin dhe trashëgiminë e tij

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kosova nuk ka patur një armik më të egër se Edi Rama në gjithë ekzistencën e saj.

3 Mars 2026, 13:29 Nga E.d

 

Berisha: Edi Rama armiqësinë e tij ndaj Kosovës e ka të
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama armiqësinë e tij ndaj Kosovës e ka të lidhur direkt me Vuçiçin dhe trashëgiminë e tij. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kosova nuk ka patur një armik më të egër se Edi Rama në gjithë ekzistencën e saj.

Sipas tij, kryeministri Rama është shërbëtor i urdhrave të Vuçiç. Në lidhje me këtë, Berisha tha se Ramës duhet t'i jepet një përgjigjie përmes një kryengritje paqësore.

Marshi Korreshi, SYRI TV: Në ditën që Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë publikuar një artikull të përbashkët, Vuçiç në rrjetet e tij sociale publikoi një shënim: Kosova është Serbi, ishte dhe do të jetë, fundi i historisë. Ky bashkërendim i Ramës dhe Vuçiç a i dëmton interesat e Kosovës.

Sali Berisha: Totalisht. Mos harro një gjë. Në një moment acarimesh të marrëdhëniesh Kosovë-Serbi, Edi Rama është personi që deklaroi, se Kosova do të kthehet në moshën e bronzit, duke lënë të nënkuptojë se jo fuqitë konsensionale, por edhe ato bërthamore mund të përdoren drejt saj. Kosova nuk ka patur një armik më të egër se Edi Rama në tërë ekzistencën e saj. Shikoni ju, në studiot televizive shqiptare se, si agjentët e Beogradit kalojnë si hiena nga një studio në tjetrën për të mbrojtur Edi Ramën me porosi të Vuçiçit, i keni parë vetë ju. Shikoni Stanishiçin se si prenotohet në 3 studio në një natë, me detyrim nga Edi Rama për të zbatuar urdhrat e Vuçiçit në mbrojtje të tij.

Duhet të them se, ai armiqësinë ndaj Kosovës e ka të lidhur direkt me Vuçiçin dhe trashëgiminë e tij. Çfarë u thotë ky sot për padronin e tij në një kohë kur ai ka deklaruar haptas së mbështet Iranin dhe e ka bërë këtë sepse ka marrë ‘Shahidë’ nga Irani për ti përdorur kundër shqiptarëve. Lexoni pak se çfarë thotë ai për sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit. Se si dënon ai vrasjen e diktatorit me mizor që Irani ka njohur në histori. As Edi Rama nuk e ka përshëndetur këtë. Si mund të shkruash ti një letër, je skllav i tij, Edi Rama është argat i tij, zbaton vetëm urdhra.

Pyeteni pak si mund të firmosësh një letër, si mund të barazosh ti Shqipërinë me atë armik të egër, publik, të NATO-s dhe jo vetëm të shqiptarëve. Sepse është argati i tij, nuk ka shpjegim tjetër. Ndaj dhe shqiptarët, është fjala e tyre, është ora e tyre, është koha e tyre. Në kryengritje paqësore në duhet ti japim përgjigjen më të shpejtë, më të merituar./Dosja.al

sali berisha edi rama kosova

Sondazh

Poll