Politike

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

Kryedemokrati tha se qytetarët duhet të mblidhen para Parlamentit, për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar

3 Mars 2026, 12:57 Nga E.d
Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë qytetarët do të jënë  përpara Parlamentit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se është misioni i qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë kurrë t’u mbyllen dyert e Europës nga Rama, të cilin e quajti 'kryehajdut' të kombit.

Kryedemokrati tha se qytetarët duhet të mblidhen para Parlamentit, për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar

Sali Berisha: Edi Rama, kërkesave të fuqishme nga partnerët tanë më kryesorë, nga Komisioni Europian për të mos penguar drejtësinë, iu përgjigj me artikullin e hapur të firmosur së bashku me vëllain e tij Vuçiç, padronin e tij, duke u thënë europianëve se nuk kemi nevojë për integrimin në BE.

Arrin gjer në këtë akt vetëm për të mbrojtur krimet dhe pasuritë e tij të krimit.
Por Edi Rama është një person, është kryeministër, sigurisht, ka edhe një rreth që janë anëtarë të organizatës së tij kriminale, por shqiptarët nuk do lejojnë kurrë që fati i tyre të shkelmohet edhe kësaj here siç u shkelmua nga Enver Hoxha për 46 vite.
Ndaj dhe ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar. Për të mbrojtur shtetin ligjor, shtetin e të drejtës. Me vendimin e tij, në këtë mënyrë siç ka ecur, de facto asgjëson drejtësinë.

Askush nuk e mbështet atë në këtë rrugë. Por askush nuk do të vijë ta heqë atë prej leckash nga zyra e kryeministrit. Është detyra jonë, është misioni ynë, misioni i qytetarëve shqiptarë të mos pranojnë kurrë t’u mbyllen dyert e Europës nga një kryehajdut i kombit në historinë e Shqipërisë. Nga një armik i shqiptarëve. Ndaj dhe sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku të jashtëzakonshëm për fatin tonë, për të ardhmen tonë. Për sa kohë është BE e ardhmja më e mirë dhe fati më i madh i shqiptarëve është anëtarësimi në BE. Nuk mundet kurrë një njeri për interesa personale të na mbyllë dyert. Nuk ka armik më të keq se atë që tenton të na bëjë këtë. Dhe ky është Edi Rama./Dosja.al

 

sali berisha edi rama parlamenti

Sondazh

Poll