Politike

Drejtori i Mjedisit dhunoi brenda institucionit zyrtarin e IKMT/ Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete.

3 Mars 2026, 17:15 Nga D.S

Drejtori i Mjedisit dhunoi brenda institucionit zyrtarin e IKMT/ Inspektori i

TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka pezulluar nga detyra drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën dhe Drejtorin e Mjedisit, Klesti Çela, pas sherrit në zyrat e IKMT.  Me anë të një deklarate, Sula njofton se ngjarje të tilla nuk do kalojnë pa përgjegjësi dhe personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. 

"Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal.

Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut. Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave", tha inspektori.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete. Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve. Gjithashtu raportohet, se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave, ku sipas burimeve brenda institucionit, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës./Dosja.al

 

ikm drejtoria mjedisit

Sondazh

Poll